E Diel, 1 Nëntor 2026

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët, qeveria shpall Dëshmor të Atdheut kapitenin e anijes

Qeveria ka shpallur Dëshmor të Atdheut, kapiten Arben Anamalin, i cili u mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Edi Ramës:

U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT

Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

I paharruar, Kapiten Arbeni!

/vizionplus.tv  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›