U miratua vednimi "Për krijimin e Institutit të Kurrikulave dhe të Standarteve (IKS) dhe për shkrirjen e Institutit të Studimeve Pedagogjike". Reforma arsimore e ndërmarrë nga ministria e
U miratua vednimi "Për krijimin e Institutit të Kurrikulave dhe të Standarteve (IKS) dhe për shkrirjen e Institutit të Studimeve Pedagogjike".
Reforma arsimore e ndërmarrë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës në sistemin parauniversitar, me mbështetjen e plotë të Bankës Botërore, ka shtruar nevojën e krijimit të strukturave të përshtatshme me role dhe përgjegjësi të qarta, për të garantuar ritme të shpejta dhe veprime cilësore.
Për këtë arsye, MASH dhe Banka Botërore kanë konkluduar se sistemi arsimor dhe reforma në zhvillim kanë nevojë urgjente për dy institucione të reja, njëra përgjegjëse për kurrikulën dhe standartet dhe tjetra për trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore.
MASH në mënyrë koherente dhe urgjente propozon që Instituti i Studimeve Pedagogjike (ISP) aktuale të riorganizohet duke u emërtuar Instituti i Kurrikulave dhe Standarteve (IKS) me funksion kryesor hartimin dhe zhvillimin e kurrikulit dhe të standarteve kombëtare dhe realizimin e studimeve psiko-pedagogjike në të gjitha hallkat e arsimit parauniveristar. Personeli kryesor i IKS do të përbëhet nga specialistë aktualë të ISP që punojnë në fushën e kurrikulës dhe të standarteve dhe do të vendoset në mjediset e ISP.
U miratua vendimi "Për krijimin e Qendrës së Trajnimit të Kualifikimit për Arsimin (QTKA)".
Duke qenë se përmbajtja e arsimit parauniveristar përbën thelbin e reformës së ndërmarrë, lind nevoja e një trajnimi dhe kualifikimi masiv, të oganizuar e të përhershëm të të gjithë personelit mësimor për të kuptuar dhe zhvilluar një proçes mësimor në përputhje me kurrikulën e re. Për këtë arsye, MASH dhe Banka Botërore kanë konkluduar se sistemi arsimor dhe reforma në zhvillim kanë nevojë urgjente për dy institucione të reja, njëra përgjegjëse për kurrikulën dhe standartet dhe tjetra për trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. Për të realizuar trajnimin dhe kualifikimin e personelit mësimor dhe të drejtuesve të institucioneve shkollore, është e domosdoshme të krijohet një strukturë përgjegjëse, e angazhuar tërësisht me këtë proçes dhe me implementimin e politikës së MASH në fushën e burimeve njerëzore. Për këtë arsye MASH propozon krijimin e Qendrës së Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin (QTKA). Kjo Qendër do të jetë institucin në varësi të MASH me funksion themelor ofrimin e shërbimeve trajnuese dhe kualifikuese për personelin mësimor dhe drejtues në sektorin e arsimit publik dhe privat parauniversitar. Personeli kryesor i saj do të përbëhet nga specialistë aktualë të ISP që punojnë në fushën e trajnimit dhe kualifikimit.
U miratua vendimi "Për një ndryshim dhe shtesë në vednimin nr.518, datë 12.8.1996, të Këshillit të Ministrave, "Për kategorizimin, klasifikimin dhe regjistrimin e njësive akomoduese", i ndryshuar.
Objekt i këtij vendimi ëhtë përmirësimi dhe plotësimi i normativave, kritereve dhe kushteve ekzistuese për kategorizimin dhe klasifikimin e fshatrave turistike, të parashikuara në Guidën përkatëse, si dhe përcaktimi për herë të parë i normativave, kritereve dhe kushteve për kategorizimin dhe klasifikimin e kampigjenve, si një kategori akomoduese e re.
Një nga drejtimet dhe format e zhvillimit ët turizmit, si dhe rritjes së kapaciteteve turistike, është ndërtimi i fshatrave turistikë dhe kampigjenve. Në përgjithësi, bëhet fjalë për struktura akomoduese të lartësive të ulta me zgjidhje arkitekturore në përshtatje me mjedisin, që sigurojnë njëkohësisht me ofrimin e shërbimeve akomoduese turistike të standarteve të larta, edhe intimitetin mjaft të preferueshëm për klientelën e sotme.
Në përgjithësi, fshatrat turistike të ndrtuara deri sot nuk i kanë plotësuar këto parime dhe kërkesa. Klientelës i është ofruar thjesht akomodimi, duke neglizhuar moton e këtyre strukturave turistike "menaxhim i kohës së lirë".
Nisur nga fakti që vendi ynë ndodhet në një rajon gjeografik të konsideruar destinacion turistik i qëndrueshëm dhe treg turistk me intesitet zhvillimi dhe nivel të lartë të standarteve turistike (Itali, Kroaci, mali iZi, greqi, Turqi, Bullgari, Maqedoni etj.), konkurimi me sukses në një treg të tillë kërkon që modeli i zhvillimit dhe synimi final të sigurojë një produkt pothuajse ët barazvlefshëm me konkuruesit.
Me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e normativave, kritereve dhe kushteve të parashikuara për kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave turistike (fshtra turistikë, kampingje) në Guidën ekzistuese, janë konsultuar përvoja të huaja, kryesisht evropiane dhe rajonale.
Në ndryshimin e propozuar, radhitja e kritereve dhe kushteve për vlerësimin e nivelit klasifikues me yje të këtyre strukturave është paraprirë me parashtrimin e elementeve bazë për strukturat akomoduese të niveleve të ndryshme.
U miratua vendimi "Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i kanalit të ujërave të larta në komunën Kotë, Vlorë".
Shpronësimi për ndërtimin e kanalit të ujërave të larta në Komunën Kotë, bëhet për të eleminuar përmbytjet e zonës së populluar poshtë këtij kanali. Gjithashtu ndërtimi i tij krijon mundësinë e realizimit të projekteve dhe investimeve me interes publik.
Kërkesa për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme pronë private për interes publik që preken nga ndërtimi i kanalit ët ujërave të larta në Komunën Kotë, Vlorë, është dërguar nga ana e kësaj komune. Me urdhër të Ministrit të Rregullimit të territorit dhe Turizmit është ngritur Komisioni i Posaëm i Shpronësimit për realizimin e shpronësimit në fjalë, i cili vendosi pranimin e kërkesës për shpronësim. Afati i mbarimit të punimeve do të jetë muaji dhjetor 2004.
U miratua Vendimi për Shpronësimin për Interes Publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga sistem- asfaltimi i rrugës nga qendra e qytetit në drejtim të varrezave sistem-asfaltimi i rrugës ndërmjet dy shkollave dhe nga vendosja e lapidarit të luftës, në Bashkinë e Bilishtit.
Kërkesa për shpronësim është bërë në përputhje me nenin 8 të ligjit për "Shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik." Kërkesa për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme pronë private për interes publik që preken nga sistemim-asfaltim rruge qender qyteti në drejtim të varrezave, sistemim asfaltim rruge midis dy shkollave, vendosje e lapidarit të luftës ANÇ, në Bashkinë Bilisht, është dërguara nga ana e kësaj Bashkie. Fondet për sistemim-asfaltim rruge qendër qyteti në drejtim të varrezave, sistemim-asfaltim rruge midis dy shkollave, vendosje e lapidarit te luftes ANÇ në Bashkine Bilisht do të përballohen nga buxheti i Bashkisë Bilisht.
U miratua Vendimi për kalimin e shërbimit universitar të Ortopedi-Traumatologjisë në varësi të Ministrise së Shëndetësisë. Që nga viti 1993, kur me urdhër të tre Ministrave (Mbrojtjes, Shëndetsisë dhe Arsimit), në spitalin Ushtarak u krijua Shërbimi Kombëtar i Ortopedi Traumatologjisë me atashimin e Klinikës së Ortopedisë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënën Tereza" pranë Spitalit Ushtarak Qëndror Universitar, janë paraqitur një sërë vështirësish që buronin nga ky bashkim si mungesa e fondeve për përballimin e financimit të shpenzimeveqë lidheshin me funksionimin e kësaj qendre,si dhe prishje të statusit të Spitalit Ushtarak si i tillë. Shkëputja e këtij shërbimi nga spitali Ushtarak dhe kalimi i tij pranë shërbimeve spitalore Civile, ku edhe ka qenë, bëhet për:
- Zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sistemit Shëndetsor duke qenë se Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë është pjesë e rëndësishme e sistemit Shëndetsor
- Zbatimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin "Transformimi i Forcave të Armatosura, pozicioni dhe misioni i spitalit ushtarak.
U miratua Vendimi për miratimin në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikkës së Greqisë.
Me synimin për të nxitur më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe, duke qenë se Republika e Greqisë është anëtare e NATO-s dhe mbështet përpjekjet e Republikës së Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO dhe strukturat Europiane, pala greke propozoi nënshkrimin e Marrëveshjes "Mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë. Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim të përcaktojë kuadrin ligjor dhe drejtimet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e Mbrojtjes, duke respektuar parimet e barazisë dhe të përfitimit reciprok. Marrëveshja përcakton fushat e bashkëpunimit ndërmjet palëve ndër të cilat: aktivitete në kuadrin e Partneritetit për Paqe, operacionet e mbështetjes së paqes, xhenio, mbështetje logjistike, kërkime shkencore në fushën e mbrojtjes.
U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin vjetor kombëtar të veprimit "Cards 2003
U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Kominiteteve Europiane, për programin vjetor rajonal të veprimit, "Cards 2003".