E Diel, 1 Nëntor 2026

U miratua vendimi "Për financimin e pjesshëm, nga fondet buxhetore të shtetit, të punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrogozhinë-Elbasan". Financimi i pjesshëm, nga fondet buxhet

U miratua vendimi "Për financimin e pjesshëm, nga fondet buxhetore të shtetit, të punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrogozhinë-Elbasan".

Financimi i pjesshëm, nga fondet buxhetore të shtetit, të punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrogozhinë-Elbasan kap vlerën 260 milion lekë. Ky fond do të përballohet nga buxheti i vitit 2003, zëri investime miratuar për Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, për objektet ndërtimi i rrugës Sopot – Qafë Morinë dhe sistemim-asfaltim i rrugës së Muriqanit.

Gjithashtu u miratua vendimi "Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Vorë-Maminas, pjesë e superstradës Tiranë-Durrës".

Si pasojë e këtij ndërtimi, lind nevoja e shpronësimit të një sipërfaqje toke are prej 11527 m2 me një çmim 1820 lekë për m2 dhe 184432 lekë kultura bujqësore. Shuma e e këtij shpronësimi arrin vlerën e përgjithshme 21.163.572 lekë.

Punimet në këtë segment rrugor kanë përfunduar pro një pjesë e pronarëve (33) kanë mbetur pa u shpronësuar. Pjesa tjetër e pronarëve janë shpronësuar me VKM nr. 515, datë 24.11.1997 dhe VKM nr.172 datë 13.04.2000. Me këtë shpronësim që kërkohet të kryhet realizohet i plotë shpronësimi i pronarëve në bazë të projektit të zbatuar faktikisht në terren.

Shpenzimet proçeduriale arrijnë vlerën 373 000 lekësh. Vlera totale e shpronësimit është 21 536 572 lekë.

U miratua edhe Vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i sheshit për dekompozimin e mbetjeve urbane në Bashkinë e Fushë Krujës

Për ndërtimin e sheshit të depozitimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Fushë- Krujë, ka lindur nevoja për shpronësimin e një sipërfaqeje prej 2200 m2 me vlerë totale prej 570. 020 lekë.
Dokumentacioni për këtë shpronësim është hartuar nga Bashkia Fushë –Krujë, ndërsa vlerësimi dhe plotësimi i mëtejshëm i procedurave që parashikon ligji për shpronësimet është realizuar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë së Fushë –Krujës. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet do të kompesohet në vlerë të plotë sipas masës përkatëse , për sipërfaqe2 200 m2 tokë bujqësore në shumën e përgjithshme prej 570 020 (pesëqindeshtatëdhjetëmijë e njëzet lekësh. Fondet për kompesimin e pronarit të shpronësuarnë shumën e mësipërme do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë Fushë- Krujë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›