E Diel, 1 Nëntor 2026

U mjekuan gabim tre pacientemarrin 31 mln leke demshperblim

Elvana Hana drejtoreshe e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ka deklaruar se duhet te marre fund praktika qe spitali te paguaje per gabimet mjekesore qe mund te bejne bluzat e bardha. Per kete ajo ka sugjeruar qe duhet te nderhyhet ne legjislacion duke e siguruar profesionin e mjekut ne menyre qe me pas te jete ai vete qe paguan per demin e shkaktuar nga pakujdesia pacientit.

Sugjerimi i drejtoreshes se ISKSH-se ka ardhur pasi vetem per vitin e fundit kane renduar buxhetet e spitaleve e per pasoje edhe sherbimin ndaj pacientit 3 raste 2 ne Vlore dhe 1 ne Lushnje me shumen
rreth 31 milione leke te reja qe ka lidhje te drejtperdrejte me sigurimin e profesionit.

Kemi te bejme me hedhjen ne gjyq nga ana e pacienteve te mjekeve apo stafit mjekesor per mjekim joprofesional. Me vendim te prere te gjykates pacientet kane perfituar shumen e lartpermendur per shkak te gabimeve mjekesore. Ceshtja qendron se per likuidimin e pacienteve jane perdorur fondet e spitaleve te cilat ne fakt kane destinacion tjeter si barna paga sigurime etj. Pikerisht per kete arsye qe fondet te mos ndryshojne destinacion duhet te behet nje nderhyrje ne ligj ne menyre qe mjeket dhe stafi mjekesor te kene sigurimin e profesionit sikurse kane juristet apo profesione te tjera nga ku mund te mbulohen faturat financiare te gabimeve mjekesore - ka deklaruar drejtoresha e ISKSH-se.

Me tej ajo ka thene se shifrat ende nuk jane shume shqetesuese krahasimisht me buxhetin e spitaleve por ne aftat te gjate duhet menduar seriozisht per permiresimin e legjislacionit persa i perket sigurimit te profesionit. Ky problem mund te kthehet ne nje boomerang nese nuk i paraprihet qe tani me rregullimet perkatese ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›