E Martë, 3 Nëntor 2026

U përplasën në rrugë/ Si është gjendja shëndetësore e tre të miturve në Spitalin e Traumës

Njëri prej të miturve që u aksidentua paraditen e të mërkurës vijon të mbahet i intubuar te Spitali i Traumës.

Burime spitalore konfirmojnë për ABC News se dy të miturit e tjerë, kanë kaluar në pavion dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në monitorim nga stafi mjekësor.

Tre të miturit u përplasen nga një automjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shoferi i automjetit është vënë në pranga.

Autoritete vijojnë hetimet për zbardhjen e  dinamikës, ndërsa ka dyshime se të miturit kanë tentuar të kalojnë rrugën kur semafori ishte  me ngjyrë të kuqe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›