E Diel, 1 Nëntor 2026

U pezulluan pas bombardimeve izraelite/ Rinisin fluturimet në aeroportin “Imam Khomeini” të Teheranit

Fluturimet për në dhe nga Imam Khomeini International Airport kanë rinisur normalisht, pasi u pezulluan gjatë natës së dielës për shkak të bombardimeve izraelite në territorin iranian.

Lajmi u raportua nga agjencitë iraniane të lajmeve Mehr News Agency dhe Fars News Agency, të cilat cituan zyrtarë të aeroportit.

Sipas tyre, me rikthimin e situatës në normalitet në sektorin e aviacionit civil, të gjitha shërbimet aeroportuale janë rikthyer në funksion të plotë.

Zëdhënësi i aeroportit, Javad Salehi Artimani, deklaroi se operacionet janë rikthyer në normalitet dhe se trafiku ajror po zhvillohet sipas planifikimeve.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›