U plagos nga shpërthimi në karburant, ndërron jetë në spital punëtori 35-vjeçar (EMRI)

Dy ditë pas shpërthimit të një autoboti pranë një pike karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, një prej punonjësve të plagosur ndërroi jetë në spital.
Sipas burimeve, 35-vjeçari Elvis Prendi humbi jetën prej djegieve që kishte marrë në trup.
Bashkë me të u plagos edhe një punonjës tjetër, 20 vjeçar.
Shpërthimi ndodhi ndërkohë që autoboti po shkarkonte karburant, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkakun./vizionplus.tv