E Diel, 1 Nëntor 2026

U prangosën pasi publikuan video me këngë patriotike, Gjykata në Serbi vendos lirimin e 4 shqiptarëve

Gjykata në Serbi ka vendosur lirimin e katër të rinjve shqiptarë të arrestuar dy ditë më parë, pasi publikuan një video ku këndonin këngë patriotike dhe bënin simbolin e shqiponjës me duar.

Vendimi parashikon që ata të hetohen në gjendje të lirë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka bërë publik lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se,  “Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë dhe hetohen më pas në gjendje të lirë. Ky është vendimi i Gjykatës.”

Katër shqiptarët u arrestuan në një autostradë në Serbi, teksa udhëtonin me automjetin e tyre.

Ata filmuan dhe shpërndanë një video ku këndonin këngë patriotike dhe bënin shqiponjën me duar, gjë që solli ndalimin e tyre nga autoritetet serbe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›