E Diel, 1 Nëntor 2026

U propozua si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja

Ermal Hasimja ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në listën e kandidatëve të opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falënderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë,” – u shpreh Hasimja.

Hasimja tha se një vendim do të merret vetëm në rast se i bëhet një propozim zyrtar.

“Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar, do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›