E Hënë, 2 Nëntor 2026

U qëllua me plumb në bark, 24-vjeçari shqiptar me precedent të mëparshëm kriminal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Selanik të Greqisë. Një 24-vjeçar shqiptar u qëlluar me armë zjarri në bark.

Sipas medieve të huaja, i riu është person me precedentë penal dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe ka vuajtur dënimin me burg për vjedhje.

Autori ka ndjekur me motor 24-vjeçarin në rrugën “Egnatia” dhe e ka qëlluar pak para se të arrinin në rrugën me pagesë të Oreokastros.

I riu ka vazhduar të largohej, por më pas është rrëzuar. Shqiptari u dërgua i plagosur rëndë në spital. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›