E Martë, 3 Nëntor 2026

U rrëzua nga një pallat ku po punonte, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë

TIRANË – Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një pallat në ndërtim e sipër ku ishte punuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

Policia njofton se “në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç”.

I riu, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›