E Diel, 1 Nëntor 2026

U rrëzua teksa zbriste nga autobusi, e moshuara mbetet e lënduar, dërgohet në Spitalin e Vlorës

Një e moshuar ka mbetur e lënduar rëndë pas një incidenti të ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Lungomaren e Vlorës.

Gruaja ka rënë nga shkallët e autobusit teksa po zbriste, duke u përplasur në bordurën e shëtitores.

Si pasojë, ajo ka pësuar lëndime në kokë, fytyë dhe gjymtyrë. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, ndërsa sipas dëshmitarëve ambulanca ka mbërritur me vonesë.

E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›