E Diel, 1 Nëntor 2026

U shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUNT, 4-vjeçari kthehet i shëruar në shtëpi

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Një fëmijë 4-vjeçar është rikthyer pranë familjes së tij pas trajtimit në shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndau sot në rrjetet sociale, historinë e Neonick Kullollit, vogëlushit që u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUNT-së, ku mori kujdes mjekësor të specializuar për pesë ditë radhazi.

Sipas MSHMS-së, falë ndjekjes së pandërprerë dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, vogëlushi ka përmirësuar gjendjen shëndetësore dhe është larguar drejt shtëpisë pranë familjes së tij.

Familjarët kanë shprehur mirënjohjen për mjekët Aurel dhe Frida, si edhe për të gjithë stafin e Pediatrisë, duke vlerësuar profesionalizmin, kujdesin dhe mbështetjen njerëzore të ofruar gjatë ditëve të trajtimit.

MSHMS, nënvizoi se rikthimi i fëmijëve në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore mbetet një nga rezultatet më të rëndësishme të punës së përditshme të stafit mjekësor në shërbimet pediatrike të QSUNT-së.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›