E Diel, 1 Nëntor 2026

U transportua në spitalin e Vlorës pas plagosjes me armë zjarri, policia dyshon se 37-vjeçari është vetëplagosur

Ditën e sotme më herët në spitalin e Vlorës u trasnsportua një 37-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.
Në vijim, uniformat blu të Vlorës kanë nisur verifikimet dhe dyshohet se shtetasi S.M është vetëplagosur me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 korriku”.
Ndërkaq, blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit e cila u gjet e hedhur brenda automjetit të 37-vjeçarit.
Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›