E Hënë, 2 Nëntor 2026

U zgjodh anëtar i Kryesisë së PS, Hasani: Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë

Ministri Për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas zgjedhjes së tij si anëtar i Kryesisë së PS, në Asamblenë Kombëtare.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministri Hasani falenderon anëtarët e Asamblesë për besimin që i kanë dhënë për tu bërë pjesë e Kryesisë së PS.


Postimi:

Sot në Asamblenë Kombëtare votuam për ekipin drejtues të Partisë Socialiste ????, duke nisur punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për SHQIPËRINË 2030????????.

Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.

#KrenarpërShqipërinë❤️????

#VetëmPërpara➡️????????

#SHQIPËRIA2030????????

Kujtojmë që në anëtarët e Asamblesë zgjodhën sot 10 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, mes tyre 5 burra dhe 5 gra.

Kryesia e re e PS:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Toni Gogu

Igli Hasani

Albana Koçiu

Anila Denaj

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›