E Shtunë, 31 Tetor 2026

U zhduk mbrëmë, 40-vjeçarja gjendet e mbytur tek liqeni Artificial

TIRANË- Humbi gjurmët mbrëmjen e djeshme, gjendet e mbytur ne ujërat e liqenit Artificial. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se viktima Natasha Gjoni, 40- vjeçe u gjet e mbytur sot në mëngjes, pasi familjarët kishin denoncuar humbjen e saj.

Qytetarët e shumtë e që frekuentojnë këtë zonë të Tiranës kanë pikasur trupin në ujë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Forcat të shumta policie dhe polumbarët mbërritën në vendngjarje dhe nxorrën trupin e viktimës nga uji.

Gjoni ishte shpallur e zhdukur nga familjarët mbrëmjen e djeshme, ndërkohë dyshohet se 40-vjecarja të jetë vetëmbytur pasi vuante nga depresioni. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkaqet reale të vdekjes. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›