UASHINGTON – SHBA miraton shitjen e sistemeve ”Patriot” për Arabinë Saudite

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Departamenti i Shtetit miratoi blerjen nga Arabia Saudite të 730 raketave për sistemin e mbrojtjes ajrore ”Patriot” dhe aksesorëve me vlerë rreth 9,0 miliardë dollarë.
DSCA tha se kishte njoftuar Kongresin e SHBA-së.
Njoftimi i marrëveshjeve të planifikuara të armëve erdhi në sfondin e tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit e ka kërcënuar disa herë Teheranin me sulme ushtarake, përfshirë edhe në lidhje me shtypjen e dhunshme të protestave të fundit në Iran.
Ai gjithashtu ka rritur praninë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Fillimisht, nuk u dha asnjë afat kohor për asnjë nga marrëveshjet e planifikuara të armëve./ /os/