E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump: SHBA marrëveshje të koordinuar me NATO-n për dërgimin e armëve në Kiev

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-ANSA/- Unë nuk jam i kënaqur me Rusinë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditësh do të vendosim sanksione të ashpra ndaj Moskës, tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Zyrën Ovale.

Gjithashtu, Trump tha se SHBA kishte arritur një marrëveshje të koordinuar me NATO-n për dërgimin e armëve amerikane në Kiev.

“Ne bëmë një marrëveshje sot për të dërguar armë në Ukrainë. Ne do t’i dërgojmë pajisjet më të mira NATO-s dhe do të jetë një operacion i koordinuar me vetë aleancën”, tha Trump.

“Nuk është SHBA-ja që do të paguajë, por vendet evropiane”, theksoi presidenti amerikan. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›