E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA Conference League, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City njohin rivalët e raundit të parë kualifikues

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City, ekipet shqiptare që janë pjesëmarrëse në UEFA Conference League, njohën pasditen e sotme kundërshtarët e raundit të parë në këtë kompeticion.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, nënkampionët e Shqipërisë u vendosën përballë ekipit bjellorus të Bate, Dinamo City përballë ekipit të Astanës, ndërsa Vllaznia do të luajë kundër ekipit të Malishevës.

Të treja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, ndërsa sfidat e kthimit do t’i luajnë në transfertë.

Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 korrik.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›