E Hënë, 2 Nëntor 2026

UEFA Youth League: Skënderbeu U19 kualifikohet në turin tjetër, aty ku e pret Aston Villa

Pas fitores së thellë 10-0 në transfertë në ndeshjen e parë, Skënderbeu U19 ka fituar edhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 5-0 përballë Inter Club d’Escaldes, duke siguruar një biletë në turin e dytë kualifikues të UEFA Youth League.

Korçarët kanë dominuar të dyja sfidat përballë rivalëve nga Andorra dhe me meritë janë kualifikuar në turin tjetër të kompeticionit.

Në turin e dytë kualifikues Skënderbeu U19 do të përballet me anglezët e Aston Vilës.  Ndeshja e parë do të luhet më 22 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit më 5 nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›