E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Udhëtim vizual në zemër të Juglindjes”, ekspozitë fotografike me atraksionet turistike të qarkut Korçë

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Atraksionet turistike të qarkut të Korçës u prezantuan në ekspozitën fotografike “Udhëtim vizual në zemër të Juglindjes”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit.

Kjo ekspozitë, e organizuar nga Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë e bashkisë Pogradec, solli në fokus bukuritë natyrore, historike dhe kulturore të qarkut të Korçës.

Ekspozita kishte si synim edhe nxitjen e krijimit të modeleve dhe paketave rajonale turistike në nivel institucional.

Aktiviteti u përmbyll me ndarjen e çmimeve për fotografitë më të mira, si një vlerësim për pasionin dhe talentin e pjesëmarrësve.

Fituesit e ekspozitës “Udhëtim vizual në zemër të Juglindjes” janë Aida Dhefto me fotografinë nga liqeni i Prespës; Emi Divjaka me fotografi nga Pogradeci dhe Xhulia Pecani me fotografi nga Korça.

1 nga 8

/k.s/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›