“Ukraina do të respektojë armëpushimin”, Frederiksen: Ndihmojmë Ukrainën me armatime

Kryeministri Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen që në vjeshtën e këtij viti do të mirëpres Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian. Frederiksen tha se Ukraina do të respektojë armëpushimin dhe se vendi i saj, Danimarka, është e gatshme t’i ndihmojë me armatime. Sipas saj, Rusia pritet ‘të jetë serioze’ në tavolinë dhe se po shtyn më shumë luftën.
“ Unë mendoj që Ukraina është e qartë për mënyrën si po e trajtojnë situatën që janë të gatshëm për të respektuar armëpushimin 30 ditor. Ka pasur disa biseda sot dhe do të ketë disa pengje që do të lirohen.
Pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tavolinë. Ukraina na tha që lufta po vijon dhe do të ishte e lehtë për Rusinë të ndalojë luftë, por ato po shtyjnë më shumë luftën.
Ukraina do të respektojë armëpushimin.
Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë për atë që kanë nevojë, Danimarka e kam fjalën.” / abcnews.al