E Martë, 3 Nëntor 2026

Ulërimat dhe zhurma alarmuan fqinjët, policia e arrestoi në flagrancë autorin e vrasjes në Lezhë

Policia dyshon se 62-vjeçari Arsen Dani e ka vrarë nënën e tij 88-vjeçari në kushte të rënduara psiqike gjatë një sherri mes tyre. Mësohet se kanë qenë fqinjët fillimisht që njoftuan policinë pas të bërtiturave dhe zhurmave që vinin nga familja Dani.

Pasi shkuan në ambientet e shtëpisë, efektivët e policisë kanë gjetur të moshuarën pa jetë, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gylije Dani, 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›