Universiteti i Shkodrës ruan kuotat – Rektori Gjuraj paralajmëron reformë në disa fakultete

Frenimi i rënies së regjistrimeve ishte objektivi më emergjent gjatë këtij viti për rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj. Objektiv që sipas tij është ruajtur. Programi i fizikës në universitetin e Shkodrës nuk ka asnjë student të regjistruar në vitin e pare duke bërë që ai të mos jetë aktiv në këtë vit akademik.
“Ne kemi përfunduar ciklin e parë, në 24 tetor që ka qenë një raund i tretë me 990 student. Nga viti i kaluar kemi pasur 641 student ndërsa në datën 27 tetor kur u mbyll afati i regjistrimit kemi 680 student”, u shpreh Gjuraj.
Rektori Gjuraj tha se universiteti do të ketë një reformë dhe ristrukturim të disa fakulteteve si ai i gjuhëve të huaja me shkencat sociale apo fizikë-matematikë.
“Reforma nuk parashikon mbyllje të programeve të studimit sepse në tërësi ato kanë qenë të suksesshme”, tha ai.
Këtë vit akademik rreth 1 mijë studentë u regjistruan në vitet e para të nivelit bachelor si dhe 680 në nivelet master.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/