E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdherarrestet per 21 janarinGjykata Provat jane te dobeta

Te tjera rreth shkrimit Prokuroria Do apelojme vendimin e gjykates Mamude Myrtaj Po tallen me gjakun e Faikut Ilmi Deda Vrasesi i Hekuranit para drejtesise BLOG- Po Prokuroria i dha keto fakte ne Gjykate- Nga ALBA MALLTEZI Prokuroria U fshi serveri me pamjet e vrasjeve Arvizu Hetimi i prokurorise i pavarur PDF- Vendimi i Gjykates se Tiranes per Ndrea Prendin TIRANE- Gazeta shqiptarja.com disponon dhe zbardh 27 faqet e urdherarresteve per ish-komandantin e Gardes Ndrea Prendi shoferit e tij Margarit Kume dhe specialistit te IT-se Armando Kasaj. Te gjithe jane perfshire ne tragjedine e 21 janarit 2011.

Urdherarreset jane derguar ne gjykaten e Tiranes dhe gjyqtari Shkelqim Mustafa vendosi te refuzoje masat e arrestit me burg per tre te akuzuarit. Sipas gjykates provat e sjella nga prokuroria jane te dobeta.

Gjykata e Faktit ne Tirane me ane te gjyqtarit Shkelqim Mustafa diten e diel vendosi te refuzoje masat e arrestit me burg per ish-komandantin e gardes Ndrea Prendi ish-shoferin e tij Margarit Kume dhe ish specialistin e IT-se ne kryeministri Armando Kasaj. Ne vendimin e saj gjykata e ka quajtur te padrejte kerkesen e Prokurorise se Tiranes duke u shprehur se per asnje punonjes te gardes qe ka qene ne ruajtje te godines se Kryemisnitrise nuk mund te kete veper penale te vrasjes persa kohe ai ka qene ne ushtrimin e detyrese ushtarake dhe pasoja mund te kete ardhur ne kapercim ose ne moszbatim te sakte te rregullave per ruajtjen e ketij objekti nga ana e Gardes se Republikes. Sipas gjykates Garda mund te akuzohet vetem per shkelje te rregullave te sherbimit te rojes ne objekte te rendesishme. Nga ana tjeter gjykata hodhi poshte edhe perfundimet e FBI se pistoleta me nr. P52796Z eshte perdorur nga Ndrea Prendi sepse sipas saj prokuroria ka sekuestruar 8 pistoleta duke u shenuar numrat perkates perfshi dhe pistoleten me numer P52796Z por pa e percaktuar se kujt i perket ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›