E Diel, 1 Nëntor 2026

Urrejtje etnike AK Shkupi te denoje tifozet raciste jo aktivistet tane

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi denon padite penale te ngritura ndaj dy aktivisteve te saj ne Maqedoni te cilet vizatuan me 28 Nentor 2011 sloganin e AK Nje komb nje gjuhe ne hyrje te Tetoves.

Nepermjet nje deklarate per shtyp AK i kerkon Gjykates se Tetoves shfuqizimin e dy padive penale te ngritura ndaj aktivisteve te saj Rinor Slloga dhe Petrit Ibrahimi per nxitje te urrejtjes etnike dhe i cileson keto padi nje kercenim te hapur te dinjitetit tone kombetare dhe lirive te shqiptareve ne Maqedoni te cilet nuk jane minoritet por jane komb qe jetojne ne trojet e veta.

Aleanca KuqeZi i ben thirrje Gjykates Themelore te Tetoves te shfuqizoje sa me pare keto padi penale ndaj Rinor Slloges dhe Petrit Ibrahimit dhe te nise te merret me sloganet raciste te tifozave te ekipeve maqedonase te cilet kujtojme se kane thirrur Shqiptaret duhet te vdesin.- thuhet ne deklaraten per shtyp duke shtuar se dy aktivistet e Aleances KuqeZi nuk kane ndjellur urrejtje nderetnike por kane respektuar simbolet e kombit shqiptar te cilit i perkasin nderkohe qe tifozet e ekipeve te futbollit ne Maqedoni kane kane kercenuar hapur dhe ne mase jeten e shqiptareve te maqedonise duke i cilesuar ata te mire nese do te vdisnin.

Aleanca KuqeZi shpreh mbeshtetjen ndaj te gjithe aktivisteve te saj ne Maqedoni dhe i siguron ata se nuk do te rri duarkryq ndaj racizmit zyrtare te shtetit ku jetojne 800 mije shqiptare duke garantuar respektimin e te drejtave te njeriut ne baze te ligjeve nderkombetare ne fuqi si dhe duke kerkuar me force nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutes te Republikes e cila garanton mbrojtjen e shqiptareve jashte kufijve.

Me tej ai riperserit apelin ndaj Tiranes per te mos qendruar duarkryq ndaj ketyre akteve te shemtuara dhe shoviniste te strukturave slave ne rajon dhe te mbroje me cdo kusht bashkekombasit e saj ne Maqedoni Mal te Zi Kosove dhe Lugine te Presheves.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›