E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de Aragua”, Trump publikon pamjet e sulmit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se ushtria amerikane ka vrarë Héctor Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Niño Guerrero”, liderin e organizatës kriminale venezueliane Tren de Aragua. Sipas Trump, operacioni u krye nga Komanda Jugore e SHBA-së në koordinim të ngushtë me autoritetet venezueliane.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se sulmi ishte “i shpejtë dhe vdekjeprurës” dhe se kishte përfunduar me eliminimin e suksesshëm të Guerrero Flores. Ai publikoi gjithashtu një video ku shihet një predhë që godet një ndërtesë, e cila më pas shpërthen në flakë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni ishte zhvilluar më herët gjatë javës, pa dhënë detaje shtesë. Ai theksoi se aksioni demonstron bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Venezuelës në luftën kundër grupeve kriminale dhe narkotrafikantëve.

“At my direction, the United States Southern Command delivered a swift and lethal kinetic strike to successfully execute Niño Guerrero, the infamous leader of Tren De Aragua, one of the most bloodthirsty Terrorist Organizations on Planet Earth.” – President DONALD J. TRUMP ???????? pic.twitter.com/3R5IPxhPXX

— The White House (@WhiteHouse) June 13, 2026

“Niño Guerrero” ishte një nga personat më të kërkuar në Amerikën Latine. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar deri në 5 milionë dollarë shpërblim për informacione që do të çonin në kapjen e tij. Në fund të vitit 2025 ai u akuzua nga një gjykatë federale në Nju Jork për komplot kriminal, zhvatje, trafik droge dhe mbështetje të aktiviteteve terroriste.

Tren de Aragua është një grup kriminal me origjinë në Venezuelë, i përfshirë në trafik droge, trafik njerëzor, zhvatje dhe aktivitete të tjera kriminale në disa vende të Amerikës Latine dhe më gjerë. SHBA e ka shpallur organizatë terroriste.

Deri tani, The White House, United States Department of Defense dhe Komanda Jugore e SHBA-së nuk kanë publikuar detaje të tjera mbi operacionin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›