E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria e SHBA modernizonmjekesine shqiptare me e-health

Te tjera rreth shkrimit ushtrise se SHBA Nje prej semundjeve me te medha te njerezimit eshte te jesh askushi per te tjeret ka thene nene Tereza. Kura ndaj semundjeve eshte postuar ne nje dimension tjeter telemjekesia po merr kembe edhe ne Shqiperi. Lajmi u be i ditur nga faqja zyrtare e ushtrise se SHBA.

Zona te caktuara te spitalit universitar Nene Tereza dhe te tre spitaleve te tjere te medhenj ne Shqiperi do rinovohen per tu bere qendrat e reja te telemjeksise dhe te kurimit online e-health.

Pasi rinovimet e financuara nga ushtria e SHBA te kompletohen spitalet shqiptare do te lidhen ne nje rrjet virtual duke ofruar sherbim shendetesor cilesor per te gjithe qytetaret.

Si shume vende te tjera ne zhvillim vendi im vuan nga mungesa te medha ne sektorin e shendetit tha Artian Dautaj derjtuesi i programit humanitar per asistencen mjekesore ne Tirane. Ka nje nevoje urgjente per investime dhe permiresime ne infrastrukture.

Deri tani 5 nga12 spitale te medha ne Shqiperi jane te lidhur ne rrjet me sistemin e sherbimit shendetesor elektronik e-health ne Tirane. Ne mars te ketij viti tre spitale te tjere do te kene infrastrukturen e nevojshme per tu lidhur ne rrjet.

Programi i telemjekesise sherben per te lidhur spitalet me njeri tjetrin per nje funksionim me efecient te sistemit tha Dr. Agim Kociraj specialist i USAID per shendetin.

Rrjeti do te sherbeje per te ndihmuar profesionistet te jene gjithmone te axhornuar dhe te kene mundesi te diagnostikojne pacientet ne distance. Mjeket dhe infermieret ne qytete te tjera do te kene mundesin e nje ekspertize te specialisteve ne Tirane. Spitalet do jene te lidhur edhe me qendrat profesionale te shperndara ne Europe.

Ideja e telemjekesise u propozua ne vitin 2007 nga International Virtual e-Hospital Foundation and the University of Arizona te cilet arriten te merrnin dhe mbeshtetjen e qeverise shqiptare. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›