E Martë, 3 Nëntor 2026

Ushtria izraelite: Forcat tona po luftojë celulat terroriste në të gjithë Gazën

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë dhënë detaje të mëtejshme të operacioneve të saj tokësore rreth kampit të refugjatëve Jabalya në Gazën veriore.

IDF tha se ka kryer dhjetëra sulme në zonë për të ndihmuar forcat që po luftojnë “celula të armatosura terroriste” në terren. Ushtria tha se  ushtarët kanë gjetur sasi të mëdha armësh, duke përfshirë eksplozivë, raketa antitank, AK-47, drone dhe granata.

Ushtria izraelite ka rihyrë në pjesë të Gazës veriore dhe qendrore për të luftuar përpjekjet e Hamasit për të rivendosur veten në këto zona.

Ndërkaq, palestinezët e zhvendosur në Jabalya thonë se bombardimet e rënda izraelite kanë shkaktuar “vdekje dhe tmerr” në kamp.

Rreth 300 shtëpi u shkatërruan plotësisht gjatë shtatë ditëve, sipas Mahmoud Bassal, një zëdhënës i shërbimeve emergjente të mbrojtjes civile në Gaza.

Ekipet e Bassal kishin gjetur të paktën 150 trupa dhe kishin shpëtuar qindra njerëz të plagosur në kampin e refugjatëve që nga e shtuna.

IDF tha se Forcat Ajrore izraelite vranë një operativ të lartë të Hamasit në Rafah. IDF pretendon se ai ishte i përfshirë në mënyrë aktive në kontrabandën e armëve dhe fondeve në Rripin e Gazës.

Në përgjithësi, IDF tha se Forcat Ajrore kishin goditur dhjetëra objektiva, duke përfshirë ato që pretendonte se ishin “dy komandantë të nivelit taktik të Hamasit që po përgatiteshin të sulmonin trupat e IDF në zonën e Rafah”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›