Ushtria izraelite gjen trupat e 3 pengjeve në Gaza të vrarë në festivalin muzikor të 7 tetorit

Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në Gazë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari identifikoi tre pengjet dhe njoftoi se ata ishin vrarë nga Hamasi më 7 tetor në festivalin e muzikës Nova, që po mbahej në afërsi të kufirit me Gazën dhe se trupat e tyre ishin dërguar më pas në Gazë.
Zëdhënësi Hagari njoftoi se në mesin e tyre është edhe trupi i izraelito- gjermanes Shani Louk, fotografia e trupit të gjymtuar të së cilës në makinën e Hamasit tronditi botën për përmasat e sulmit mizor.
Ushtria izraelite nuk dha detaje se ku ishin gjetur trupat e pengjeve. AP
/rtsh.al/