Ushtria izraelite sulmon qendrën kërkimore ushtarake në Teheran

Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte bombarduar dhjetëra objektiva në Teheran gjatë natës, përfshirë selinë e organizatës përgjegjëse për zhvillimin e armëve bërthamore, në ditën e tetë të luftës së saj me Iranin.
“Ushtria kreu një seri sulmesh në zemër të Teheranit, u goditën dhjetëra objektiva, kryesisht vende ushtarake prodhimi raketash, si dhe selia e SPND, organizatës përgjegjëse për kërkimin dhe zhvillimin e programit bërthamor ushtarak iranian”, thuhet në deklaratë.
Sipas ushtrisë izraelite, kjo qendër kërkimore është përgjegjëse për “zhvillimin e teknologjive dhe armëve të përparuara në shërbim të aftësive ushtarake të regjimit”.
חיל האוויר תקף מספר מערכות טילים איראניות שיועדו לפגוע בכלי הטיס שלנו במרחב אצפהאן
בימים האחרונים, מטוסי קרב תקפו מערכות טילים ומכ”מים איראניים במחרב אצפהאן וטהרן, שיועדו לפגוע בכלי הטיס של צה״ל ולמנוע את תקיפותיהם.
תקיפה זו מרחיבה את חופש הפעולה האווירית של צה”ל בשמי איראן,… pic.twitter.com/XCMjHPYIFH
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 20, 2025
Gjithashtu, ajo specifikoi se bombardoi “objektet e prodhimit të komponentëve të raketave, si dhe fabrikat që prodhojnë materiale të përdorura për prodhimin e motorëve të raketave”.
Së fundmi, në njoftimin e saj, ushtria izraelite theksoi se katër dronë, të nisur nga Irani, u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore./vizionplus.tv