E Martë, 3 Nëntor 2026

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve, dy të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në Durrës ka rënë në pranga një 42 vjeçar, ndërsa në fshatin Borakë të Shijakut është arrestuar një 52 vjeçar i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Borakë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, bashkëshorten e tij. “, njofton policia. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›