Uzuni, gol spektakolar në Spanjë, Muçi ia merr dorën golave në Turqi, shënon sërish për Besiktas

Fundjavë e bukur në planin personal për dy sulmuesit e kombëtares shqiptare Uzuni dhe Muçi. Sulmuesi beratas shënoi një gol të shkëlqyer në ligën e dytë spanjolle kundër Saragozes.
Një goditje fantastike me të djathtën që përfundoi në trekëndësh nga Uzuni që gjithsesi nuk mjaftoi që Granada të shmangte humbjen 2 me 1. Për Myrto Uzunin ky ishte goli i gjashtë në kampionat.
Moment i artë edhe për Ernest Muçin. Pas Gallatasarait në derbi, ai realizoi sërish në superligen turke me fanellën e Beshiktash. Muçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 3 shtesë të pjesës së parë, por ky gol nuk mjaftoi për Beshiktas, pasi Kasimpasha shënoi tre gola në pjesën e dytë.
Muçi u zëvendësua në minutën e 68, por ai meritoi notën më të lartë tek ekipi vendas. Deri tani në 8 ndeshje ne kampionat, 23-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist./vizionplus.tv