V E N D I M PËR KALIMIN E PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
V E N D I M
PËR
KALIMIN E PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:
· qarkun e Tiranës, 1 875 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 590 161,75 (pesëqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e një presje shtatëdhjetë e pesë) m2 ;
· qarkun e Shkodrës, 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 625 (shtatë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) m2 ;
· qarkun e Beratit, 55 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23 374,10 (njëzet e tre mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër presje dhjetë) m2 ;
· qarkun e Gjirokastrës, 15 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 801,80 (tetëqind e një presje tetëdhjetë) m2 ;
· qarkun e Fierit, 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 31 872,70 (tridhjetë e një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy presje shtatëdhjetë) m2 ;
· qarkun e Elbasanit, 234 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 37 630,67 (tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e tridhjetë presje gjashtëdhjetë e shtatë) m2 ;
· qarkun e Korçës, 8 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 141,51 (një mijë e njëqind e dyzet e një presje pesëdhjetë e një) m2.
· qarkun e Durrësit, 382 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 151 109,30 (njëqind e pesëdhjetë e një mijë e njëqind e nëntë presje tridhjetë) m2 ;
· qarkun e Vlorës, 234 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 79 497,20 (shtatëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë presje njëzet) m2.
· qarkun e Kukësit, 16 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 553,93 (një mijë e pesëqind e pesëdhjetë e tre presje nëntëdhjetë e tre) m2.
· qarkun e Lezhës, 47 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 20 228,22 (njëzet mijë e dyqind e njëzet e tetë presje njëzet e dy) m2 ;
2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/07/2009