V E N D I M PËR KALIMIN NË PRONËSI PA SHPËRBLIM TË NJË PRONE, Z.ISMAIL KADARE
V E N D I M
PëR
KALIMIN Në PRONëSI PA SHPëRBLIM Të NJë PRONE, Z.ISMAIL KADARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në pronësi, pa shpërblim, z.Ismail Kadare, të një prone, truall, me sipërfaqe 3 647 ( tre mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) m2, të ndodhur në zonën kadastrale 3101, Qerret, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Kalimi i pronësisë për z. Ismail Kadare të bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009