E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË PRONËSI TË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

V E N D I M 

PËR 

KALIMIN NË PRONËSI TË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi i Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi në:

·         qarkun e Tiranës, 672 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 225 791,40 (dyqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një presje dyzet) m2 ;

·         qarkun e Shkodrës, 405 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 127 565,68 (njëqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë presje gjashtëdhjetë e tetë) m2 ;

·         qarkun e Elbasanit, 1 526 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 541 262,74 (pesëqind e dyzet e një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy presje shtatëdhjetë e katër) m2 ;

·         qarkun e Vlorës, 690 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 296 218,70 (dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë presje shtatëdhjetë) m2 ;

·         qarkun e Beratit, 56 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 897,10 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë presje dhjetë) m2 ;

·         qarkun e Durrësit, 510 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 193 842,61 (njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e dyzet e dy presje gjashtëdhjetë e një) m2 ;

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për nënshkrimin e kontratave të shitblerjes.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›