E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE TË TROJEVE, QË NDODHEN NË TË GJITHA BASHKITË

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E ÇMIMEVE TË TROJEVE, QË NDODHEN NË TË GJITHA BASHKITË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neni17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e çmimeve të trojeve urbane, brenda vijës së verdhë së të gjitha qyteteve, në të dymbëdhjetë qarqet, sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.     Harta, ku janë të përcaktuara zonat e vlerësimit të tokës, do të shërbejnë ato, të miratuara me:

a)     vendimin nr.555, datë 29.8.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Beratit, Gjirokastrës, Vlorës e të Dibrës, si dhe qytetet Bulqizë, Burrel, Klos dhe Vlorë”;

b)     vendimin nr.653, datë 29.9.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Lezhës, Dibrës, Korçës dhe Kukësit”;

c)     vendimin nr.139, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Fierit, Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës”.

3.     Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe drejtoria e shitjes dhe administrimit të pronave publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

          SALI  BERISHA


26/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›