E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E UNIFORMËS, TË FORMËS DHE ELEMENTEVE TË GRADAVE E TË SHENJAVE DALLUESE TË EFEKTIVAVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E UNIFORMËS, TË FORMËS DHE ELEMENTEVE TË GRADAVE E TË SHENJAVE DALLUESE TË EFEKTIVAVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 18, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 25, të ligjit nr.9366, datë 31.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.              Uniforma, forma dhe elementët e gradave dhe të shenajve dalluese të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë të jenë sipas modeleve dhe specifikimeve teknike, të paraqitura, përkatësisht, në lidhjen nr.1 e në lidhjen nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 2.              Uniformat për efektivat e Gardës së Republikës së Shqipërisë të jenë:

a)              Uniforma e oficerit dhe e nënoficerit;

b)             Uniforma për shërbim e stërvitje;

c)             Uniforma ceremoniale;

ç)  Uniforma e truprojës së nderit;

d)  Uniforma civile.

3.              Ministri i Brendshëm miraton:

a)             Rregulloren e uniformës së Gardës.

b)             Normën e materialeve të veshmbathjes,  në përbërje dhe në inventar të strukturave të Gardës.

c)             Normën e furnizimit me veshmbathje për efektivat e Gardës.

ç)  Normën e furnizimit me veshje civile ose konvertimin e saj në vlerë (në lekë).

         d)  Normën e materialeve të konsumit dhe të mirëmbajtjes.

       dh)  Normën e veshmbathjes së posaçme të shërbimit civil, sipas profesioneve.

 e)  Normën e pajisjeve për qentë, në organikë të Gardës.

ë)  Uniformën për shërbime të veçanta: për shërbimin e trupave speciale, me motoçikletë, me helikopter dhe me mjete lundruese, si dhe elementat speciale të tyre.

f)   Zëvendësimet e materialeve të veshmbathjes, brenda vlerës së normës.

g) Ndryshimet e mundshme në elemente të veçanta të uniformës, të elementeve të gradave dhe shenjave dalluese, sipas ndryshimeve, që mund të ndodhin në strukturën e Gardës së Republikës së Shqipërisë.

4.              Vendimi nr.511, datë 9.11.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e uniformës të truprojës së nderit dhe të stemës së Gardës së Republikës”, dhe vendimi nr.67, datë 22.1.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e uniformës dhe të shenjave dalluese të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohen.

5.              Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe komandanti i Gardës së Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›