E Martë, 3 Nëntor 2026

VALETA – Anija që transportonte ndihma humanitare në Gazë sulmohet në afërsi të Maltës

VALETA, 2 maj /ATSH/- Një anije që transportonte ndihma humanitare në Gazë u sulmua sot nga ajri pranë Maltës, duke shkaktuar zjarr në bord, tha Koalicioni i Flotiljes së Lirisë, sipas “Reuters”.

OJF-ja ndërkombëtare tha se anija “Conscience” ishte sulmuar nga një dron në ujërat ndërkombëtare pas mesnatës.

“Dronë të armatosur sulmuan dy herë pjesën e përparme të anijes civile të paarmatosur, duke shkaktuar zjarr dhe një çarje të konsiderueshme në trupin e anijes”, tha OJQ-ja në një deklaratë.

Ajo gjithashtu postoi një video të zjarrit dhe dëmeve të dukshme.

Një zëdhënës i Koalicionit të Flotiljes së Lirisë tha se “dyshohet” se Izraeli mund të qëndrojë pas sulmit, por “nuk mund ta konfirmonte” me siguri.

“Izraeli është entiteti kryesor i interesuar të na mbajë ne dhe çdo ndihmë jashtë Gazës”, tha zëdhënësi Hay Sha Wiya.

Flotilja e Lirisë bëri thirrje që “ambasadorët izraelitë” të thirren dhe të japin llogari për bllokadën e vazhdueshme të Gazës dhe bombardimin e anijes civile në ujërat ndërkombëtare.

Izraeli nuk ka komentuar për incidentin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›