VENDIM PËR DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME NË KOMUNËN BALLAGAT, TË QARKUT TË FIERIT, MË 2 GUSHT 2009
V E N D I M
PËR
DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME NË KOMUNËN BALLAGAT, TË QARKUT TË FIERIT, MË 2 GUSHT 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme, për kryetarin e komunës Ballagat, të qarkut të Fierit, më 2 gusht 2009, t’i jepet një fond shtesë, prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, i ndarë, si më poshtë vijon:
· 500 000 lekë, për paga e sigurime;
· 1 500 000 lekë, për materiale e shërbime.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2009.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009