E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO / Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve në lagjen ‘Uznovë’ dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë”.

Si pasojë e këtyre zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Policia përsërit apelin për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, duke i paralajmëruar se do të përballen me pasoja penale.

Të arrestuarit në Berat janë:

-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

Të arrestuarit në Dimal:

Ndërkohë shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal njoftuan se kanë arrestuar: shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›