E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO / Motra e Adriatik Lapajt drejt marrjes se mandatit të deputetes

Kleana Xhuveli është emri më i fundit nga lista e mbyllur e Tiranës të ‘Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendon mandatin e deputetes.

Vetë Xhuveli i kërkoi KQZ pak ditë më parë që të mos e merrte parasysh dorëheqjen e saj. Emri i saj u konfirmua një natë më parë edhe nga kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani.

“Nëse Kleana Xhuveli, e cila e ka revokuar dorëheqjen, ka dakordësinë e të gjithëve, të shkojë ajo në Parlament. Është vajzë e re, jurist dhe po aq e mirë sa Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj. Ajo përfaqëson “Shqipëria bëhet”. Nuk ka pasur kurrë pretendim nga Nisma Thurje për të marrë mandat” – tha Shabani në emisionin “Off the record”.

Por cila është Kleana Xhuveli? Ajo figuron të jetë motra e Adriatik Lapajt. Për më tepër ndiqni videon e më poshtme:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›