E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident i trefishtë në Elbasan, raportohet për pesë të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me rreth rrotullimin e përroit të Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›