VIDEO/ Aksident me 3 të plagosur pranë “Kthesës së Goriçaj” në Lushnje, njëri në gjendje më të rëndë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Goriçaj” ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë, njëra prej tyre ka rënë në kanalin me ujë ndërsa tjetra e ngarkuar me fidanë pemësh është dëmtuar në pjesën e përparme.
Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit të Lushnjes, ku mësohet se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.