E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa terreni i vështirë ka komplikuar ndërhyrjen për nxjerrjen e drejtueses së mjetit.

Shoferja është nxjerrë nga zona e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›