E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në Transballkaniken e Vlorës, makina përplas këmbësoren, më pas goditet nga tjetër mjet

Një aksident u regjistrua ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha.

Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”.

Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën ne spitalin e Clorës.

Policia në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›