VIDEO/ Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, makina bie nga ura dhe përfundon në lumë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës.
Një automjet, me të cilin raportohet se udhëtonin tre persona, ka rënë nga ura e Spatharit duke përfunduar në lumë.
Raportohet se personat kanë arritur të dalin nga makina duke përfunduar në liqen.
Më pas ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e aksidentit.