E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në rrugën dytësore Lezhë-Manati, 5 të plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të hëne  në rrugën dytësore Lezhë-Manati, në afërsi të fshatit Manati. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe mungesës së vëmendjes në rrugë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›