E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident tragjik në Fier, dy të vdekur dhe dy të lënduar

FIER– Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën.

Sipas policisë, raportohet se një autobot është përplasur me automjetin tip “Ford”, ku udhëtonin dy personat që humbën jetën.

Drejtuesi i autobotit dhe një pasagjere, që ndodhen në këtë mjet janë lënduar. Ata janë transportuar për ndihmë në spital dhe gjendja e tyre mbetet e stabilizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›