E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Atmosferë magjike, Korça ndriçohet për festat e fundvitit

Korça ndezi dekorin e festave të fundvitit me aktivitete argëtuese dhe koncerte në qendër të qytetit dhe zonat e tjera më të frekuentuara nga vizitorët.

Veç dekorit që shton atmosferën e gëzuar në qytet, vizitorët e shumtë që pritet të vijnë në Korçë gjatë këtij muaji do të gjejnë edhe një kalendar të pasur artistik dhe kulturor, por edhe shërbime cilësore nga njësitë e akomodimit në Korçë dhe destinacionet malore si Dardha dhe Voskopoja./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›